SHKODËR
Punë serioze te stadiumi i ri për kombëtaren
16 June, 2015 @19:29
Ritme të shpejta pune, seriozitet dhe rregull, janë ato që po shihen në Loro Boriçi të Shkodrës këto ditë.
Punimet janë në vlug, derisa kompania që po mirret me ndërtime ka vendosur rregull të rreptë të punës aty, sa që edhe kreu i qytetit të Shkodrës nuk ka arritur të hyjë pa leje për të shikuar si po shkojnë punimet, njofton Panorama Sport sot.
Tribuna qendrore është duke u bërë gati, derisa pesë tribuna tjera, kanë përfunduar sa i përket betonimit dhe tashmë është kaluar në fazën e shkallëve.
Fusha është zhveshur dhe pritet që të vendoset bar i ri në stadium, derisa shteti shqiptar ka thënë se ky stadium do të bëhet gati para takimit ku Shqipëria pret Serbinë.