MEDIA
Mesfushori i Ferronikelit në radar të Kukësit
16 June, 2015 @18:57
Futbollisti ofanziv i Ferronikelit, që dallohet me pasimet e tija drejt sulmuesve të ekipit, Qemail Elshani, është duke shqyrtuar ofertën e nënkampionit të Kategorisë Superiore shqiptare, Kukësi.
Njoftimin e ka dhënë sot Sportal.al duke bërë të ditur se kukësianët i kanë bërë ofertë dhjetëshes së Ferronikelit, që shkëlqeu këtë stinor me ekipin e tij duke fituar gjithçka në Kosovë.
Elshani ka shënuar gjashtë gola përveç shumë asistimeve që ka dhuruar për bashkëlojtarët e tij gjatë stinorit. Ai më 28 qershor do t’i mbush 24 vjet.