JOSIP DRMIC
Bashkë, edhe në ekip me Xhakën
18 June, 2015 @13:10
Sulmuesi i reprezentacionit të Zvicrës, Josip Drmic, është bashkëlojtar i ri i Granit Xhakës te Borussia Monchengladbach.
Drmic ka shënuar 23 gola në 58 ndeshje prej se luan në Bundesligë. Ai ka nisur karrierën në Gjermani me Nurnbergun, derisa e vazhdoi te Bayer Leverkuseni.
Ish futbollisti i Zurichut, 22 vjeçari Drmic, ka kaluar për 10 milionë euro te ekipi i Borussia Monchengladbachut, që ka siguruar Ligën e Kampionëve për stinorin e ardhshëm.