Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

UNITED - CITY

Përmbysje për fitore, United fiton derbin ndaj Cityt!

Përmbysje për fitore, United fiton derbin ndaj Cityt!


14 January, 2023 @15:54

9 fitore rresht për United në të gjitha garat!

Me përmbysje, sot United shënoi fitore 2-1 ndaj Cityt në derbin e qytetit, në një takim që dhruoi plot 3 gola dhe emocione në pjesën e dytë.

United luajti kryesisht mirë në pjesën e parë dhe ishte pak më i rrezikshëm se City, por kjo pjesë u mbyll pa gola, me të dyja skuadrat kryesisht të kujdesshme dhe me shumë taktizime në përgjithësi.

TABELA AKTUALE

Pjesa e dytë filloi me Cityn totalisht dominues, që e kontrolloi plotësisht ndeshjen dhe me meritë e gjeti golin e epërsisë. I inkuadruari Grealish (60’) shënoi me kokë për 0-1 pas krosimit nga De Bruyne.

E më pas, për United gjithçka ndryshoi kur Bruno doli në pozitën e numrit 10 dhe Garnacho u inkuadrua në krahun e majtë të sulmit. Këto ndryshime dolën të ishin vendimtare në përmbysjen e rezultatit.

Goli i barazimit ishte mjaft kontravers, me dyshimin për pozitë jashtë loje pasive të Marcus Rashford, i cili ishte në pozitë jashtë loje por megjithatë nuk e preku topin para se Bruno Fernandes të shënonte për 1-1 (78’). Katër minuta më vonë, njeriu i momentit, Marcus Rashford, shënoi për 2-1 pas asistimit nga Garnacho dhe kështu United përmbylli gjithçka dhe mori 3 pikë tejet të rëndësishme nga ky takim.

Për Marcus Rashford, kjo ishte ndeshja e 9 me radhë në “Old Trafford” që ai e gjen të paktën një gol.

Me ndeshje të barabarta, United ka 1 pikë më pak se City, ndërkohë që Arsenali me një ndeshje më pak, për momentin ka 5 pikë më pak se City.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League