Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BESOJNË NË TITULL, SHTOJNË EPËRSINË NË KRYE

Përmbysje për të vazhduar kryesimin fuqishëm

Përmbysje për të vazhduar kryesimin fuqishëm


26 December, 2022 @23:21

Arsenal ka treguar se është kandidat për titull kampioni këtë stinor, duke prodhuar një luftë përmbysëse në pjesë të dytë të ndeshjes ndaj West Ham Unitedit sonte, për ta bërë shtatë pikë dallimin ndaj ndjekësit të parë në renditjen tabelare.

Një rikthim briliant i lojtarëve të Mikel Artetës, i ka sjellë humbjen e katërt radhazi West Hamit të David Moyesit që tashmë rrezikon lufton për mbijetesë, ndërsa ekipi i Arsenalit tashmë po shihet se po beson në titull kampioni, të parën që prej “Invicibles” në vitin 2004!

Granit Xhaka ka qenë 90-minuta në fushë për the Gunners, ndërsa ka asistuar në golin e brazilianit Gabriel Martinelli. Dy asistime tjera sot i ka bërë Martin Odegaard, ndërsa Eddie Nketiah ka shënuar gol në startin e parë të tij në 11-she, pasi që Gabriel Jesus është i lënduar, në fitoren Arsenal 3-1 West Ham United [Saka 53, Martinelli 58, Nketiah 69 - Benrahma 27pen.].

 


 
Të gjitha lajmet nga