Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRUPI B: SHBA - UELLSI

Përvoja e Bale-it, nxjerr Uellsin me pikë ndaj SHBA-ve

Përvoja e Bale-it, nxjerr Uellsin me pikë ndaj SHBA-ve


21 November, 2022 @22:02

Kanë ndarë pikët SHBA-ja dhe Uellsi në ndeshjen e parë të tyre në Botërorin e Katarit, ndërsa ka qenë ylli i Uellsit Gareth Bale që ka nxjerrë penallti mjeshtërisht për të barazuar rezultatin, pas epërsisë që e kishin marrë amerikanët në pjesë të parë për rezultatin, SHBA 1-1 Uellsi [Timothy Weah 36 - Gareth Bale 82pen.].

Shumë më të qartë në lojë dhe më kërkues në pjesë të parë ishin amerikanët e drejtuar nga Gregg Berhalter, ndërsa në pjesë të dytë uellsianët u shfaqën më të interesuar për të shënuar, edhe pse në disa raste rrezikuan, por SHBA-të nuk shfrytëzuan dy mundësi pak më të mira që i kishin.

Ka qenë Timothy Weah që i dha amerikanëve epërsinë pas një asistimi të mençur të Christian Pulisicit, ndërsa më parë Wayne Hennessey kishte mbrojtur rast të mirë të tyre.

TABELAT, ORARI dhe REZULTATET

Në pjesë të dytë Rob Page zëvendësoi Dan Jamesin me Kieffer Moore-in, që shtoi rrezikshmërinë në sulmin e Uellsit, ndërsa në minutën e 82 të ndeshjes Bale mjeshtërisht u fut në duel në zonë, për të nxjerrë faul të pakontestueshëm për penallti klasike. Shuti i tij nga penalltia edhe pse u lexua nga portieri amerikan Matthew Turner, ishte i pambrojtshëm për shkak të fuqisë dhe shpejtësisë së goditjes nga kapiteni i Uellsit.

Ekipet marrin nga një pikë, para dueleve të radhës, ku SHBA-të luajnë ndaj Anglisë, ndërsa Uellsi ndaj Iranit.


 
Të gjitha lajmet nga Botërori