Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRUPI C: ARGJENTINA - ARABIA SAUDITE

Përvoja e Renardit, Arabia shokon Argjentinën në përmbysjen e madhe

Përvoja e Renardit, Arabia shokon Argjentinën në përmbysjen e madhe


22 November, 2022 @13:49

Një Arabi Saudite briliante është përkujdesur që në start të ndeshjeve të Grupit C të Botërorit të përgatis befasinë e madhe, ndoshta edhe më të madhe që mund të ndodhë në vijim të Kampionatit.

Gjithçka nisi mirë për Argjentinën në Lusail, kur Lionel Messi shënoi nga penalltia për 1-0, ndërsa edhe tre gola tjerë iu anuluan gauchosëve për ofsajd, një prej tyre me VAR.

Lionel Messi

Por, në pjesën e dytë përvoja e trajnerit francez Herve Renard, që është fitues i dyfishtë i Kupës së Kombeve në Afrikë me dy kombëtare të ndryshme ka dalë në pah, ndërsa investimi i Arabisë Saudite në te është shpaguar që në ndeshjen e parë të Botërorit.

TABELA AKTUALE, ORARI DHE REZULTATET

Me një paraqitje luftarake dhe futboll kërkues, Saleh Al-Shehri së pari ka barazuar, ndërsa Salem Al Dawsari ka çuar në ekstazë tifozët e tyre kur Arabia Suadite përmbysi rezultatin, Argjentina 1-2 Arabia Saudite [Lionel Messi 10 pen. - Saleh Al Shehri 48, Salem Al Dawsari 53].

Saleh

Nuk mjaftoi me kaq, ata që prej golave të shpejtë të shënuar në fillim të pjesës së dytë u përkujdesën që edhe me mbrojtje të organizuar të ndalnin cdo tentim të Argjentinës shterpe në pjesë të dytë, të cilëve nuk u dolën aspak mirë llogaritë, ndërsa nuk ndihmuan për së paku as barazim edhe zëvendësimet e Lionel Scalonit me Julian Alvarezin, Enzo Fernandezin, Lisandro Martinezin e Marcos Acunan.

Arabia tash pret e qetë ndeshjen e dytë të Grupit C ndaj Polonisë, ndërsa Argjentina duhet të bëj çmos për të mposhtur Meksikën para se të ndeshet me polakët për të kërkuar kalimin tutje nga grupi.

Gauchosët nuk janë mposhtur me kombëtaren e tyre që prej korrikut të vitit 2019, në një ecuri prej 38 ndeshjeve pa humbje në të gjitha garat ku kanë marrë pjesë. E për ata që s’e njohin Herve Renardin, ai është trajneri i parë që ka fituar dy tituj të Kupës së Kombeve të Afrikës me dy kombëtare të ndryshme. Dhe ka çuar Marokon në Kampionatin e parë Botëror pas 20 vitesh!


 
Të gjitha lajmet nga Botërori