Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RISI NË EKIP

Phoenix angazhon MC Kreshën në stafin teknik!

Phoenix angazhon MC Kreshën në stafin teknik!


26 June, 2023 @13:06

Skuadra e Ligës së Parë, Phoenix, që ka vazhduar bashkëpunimin me trajnerin mitrovicas Gani Sejdiu ka bërë të ditur sot se ka angazhuar në stafin teknik të klubit edhe këngëtarin e njohur MC Kresha, që në të vërtetë ka emrin Kreshnik Fazliu.

I posadiplomuar me licensë të UEFA-së në FSHF, Fazliu pritet të zyrtarizohet shpejt nga klubi, edhe pse ekipi ka bërë të ditur se marrëveshja është e arritur në parim pas bisedimeve që kanë pasur.

MC Kresha @ Phoenix

“Me kënaqësi njoftojmë se Mc Kresha ka pranuar të bashkohet me klubin e futbollit Phoenix si pjesë e stafit teknik dhe menaxher gjeneral.E falënderojmë dhe na nderon për bashkëpunimin e tij me trajnerin Gani Sejdiu. Zyrtarzimi behet ne ditet ne vijim!” - ka shkruar njoftimi i klubit nga Banja e Pejës së fundi. ◼️


 
Të gjitha lajmet nga