PJESA E PARE
Pjesa e parë e Kosovës
21 March, 2019 @19:45
Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen miqësore Kosovë-Danimarkë, e cila po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Dardanët me një super paraqitje në pjesën e parë, e përfunduan gjysmëlojën me epërsi prej 1-0.
Goli i vetëm në ndeshje erdhi në minutën 42’ nga Amir Rrahmani, i cili shënoi me kokë.
Kosova pati edhe një tjetër rast të mirë në minutën 28’, kur Vedat Muriqi pranoi topin në vijën e 16 metërshit dhe gjuajti fuqishëm, por goditja e tij përfundoi pranë shtylle.
Kurse rasti më i mirë i Danimarkës ishte në minutën 40’, kur sulmuesi Nicolai Jorgensen u gjend ballëpërballë me portierin Muriçi, por fatmirësisht në momentin e fundit humbi balancin dhe gjuajti plogësht drejt duarve të Muriçit.