DRAGAN RADOVIC

BOROZANI / A.P
Po i luajmë ndeshjet pa presion
12 April, 2018 @17:19
Trajneri i Bashkimit, Dragan Radovic, para ndeshjes që do të luajnë në Final Four të Ballkan Ligës, kundër Rilskit, ka thënë se ndeshjet do t’i luajnë pa presion.
“Për ne, kualifikimi në Final Four është një rezultat i mirë. Ky fakt po na mundëson që të lujmë ndeshjet pa presion, derisa me besim të plotë ka ndikuar edhe në rezultatet e fundit. Sigurisht që ne nuk jemi favorit për ta fituar titullin në këtë garë, por ne nuk ishim favorit as në ndeshjet kundër Akademikut, por ja ku jemi tash”.
Radovic, gjithashtu e lëvdoi kundërshtarin dhe tha se janë të motivuar për të bërë një surprizë.
“Kundërshtari ynë ka një skuadër shumë të mirë, individualisht janë shumë të mirë dhe do të kenë një përkrahje shumë të madhe nga tifozët e tyre, por nëse e kërkojmë finalen duhet të luajmë ndeshjen më të mirë të stinorit. Kemi kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur dhe jemi të motivuar për të bërë edhe një befasi tjetër”.
Ndeshja Rilski-Bashkimi do të zhvillohet më 14 prill me fillim në ora 17:30 në Samokov të Bullgarisë, ku do të luhen të gjitha ndeshjet e Final Fourit të edicionit jubilar të BIBL-it.