MR TRIPLE DOUBLE

Rekord arritje e Westbrookut
12 April, 2018 @10:32
Super ylli i Oklahoma City Thunderit, Russell Westbrook, sot në mëngjes e përfundoi stinorin e rregullt të NBA-së në mënyrë perfekte.
Westbrook, e përfundoi stinorin me mesatare triple-double, 25.6 pikë, 10.1 asistime dhe 10 kërcime për ndeshje, derisa u bë lojtari i parë në histori të NBA-së, që arriti mesataren triple-double në dy stinorë radhazi.
Oklahoma në Play Off do të përballet me Utah Jazz.