Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BASTET

Polonia favorite e madhe ndaj Shqipërisë sonte

Fotot: FSHF

Polonia favorite e madhe ndaj Shqipërisë sonte


27 March, 2023 @15:05

Përkundër se humbën ndeshjen e parë të ciklit kualifikues drejt EURO 2024, Polonia e Fernando Santosit shihet si favorite e madhe për ndeshjen e sontme të cilën e luajnë ndaj Shqipërisë.

Përballja që nis në ora 20:45 në Narodny të Varshavës, është kuotuar nga bastoret e njohura me kuotën 1.55 për fitore të Polonisë. Barazimit në këtë ndeshje i është dhënë kuota 4, ndërsa fitorja e kuqezinjëve është në kuotën prej 6.50.

Albania training

Njashtu, loja parashihet të kalojë me pak gola të shënuara, pasi që kuota për tu shënuar 0-2 gola është 1.75 ndërsa mbi 3 gola në ndeshje është 2.05.

Te Shqipëria në këtë ndeshje do të debutojë përzgjedhësi i ri, braziliani Sylvinho, që ka ndihmës të tij argjentinasin Pablo Zabaleta.


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Evropian