KUNDËRSHTARËT E GRUPIT
Portugalia marshon me Ronaldon
13 June, 2015 @20:14
Lideri i grupit të Shqipërisë, Portugalia, e ka forcuar pozitën e saj me fitoren ndaj Armenisë.
Megjithëse nga minuta 14’ ishin në disavantazh 1-0, portugezët u këndellën me yllin e tyre, Cristiano Ronaldo, i cili shënoi hat-trick për fitoren e Portugalisë, derisa armenët deri në përfundim të ndeshjes nuk arritën të bëjnë diç më shumë se sa të shënojnë edhe një gol për rezultatin përfundimtar 2-3.
Me këtë fitore Portugalia tani ka 12 pikë, 5 më shumë se Danimarka e Shqipëria që kanë nga një ndeshje më pak, derisa Armenia mbetet e fundit me vetëm një pikë pas 5 ndeshjeve të zhvilluara.