Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOMUNIKATA

Premier Liga kërkon 30% ulje të rrogave nga lojtarët

Premier Liga kërkon 30% ulje të rrogave nga lojtarët


4 April, 2020 @17:37

Elita e futbollit anglez, ku rrogat janë më të larta për futbollistët e klubeve përkatëse në Premier Ligë, për të mbrojtur punonjësit tjerë në klub do të kërkojë nga futbollistët e skuadrave që të pranojnë pagat e tyre me 30% ulje.

Derisa marrëveshja pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim, është thënë se edhe sezoni do të vazhdojë posa të jetë e sigurtë për një gjë të tillë, bën të ditur BBC Sport sot.

Gjithashtu, Premier Liga do të kontribuojë me 125 milionë funta për ligat më të ulëta të futbollit profesionist të vendit, e 20 milionë do t’i ipen Shërbimit Kombëtar të Shëndetit (NHS).

“Premier Liga nuk do të vazhdojë në fillim të majit, ndërsa sezoni 2019/20 do të kthehet vetëm kur ka mjaftueshëm siguri për të vazhduar ndeshjet,” ka bërë të ditur komunikata e ligës më të fuqishme të botës së futbollit, Premier League.


 
Të gjitha lajmet nga