Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOMUNIKA E FC PRISHTINA

Prishtina fuqishëm për të vazhduar stinori

Prishtina fuqishëm për të vazhduar stinori


9 May, 2020 @1:45

Skuadra e Prishtinës është deklaruar lidhur me mundësinë e vazhdimit të stinorit të Superligës së Kosovës.

Fuqimisht ata janë shprehur për të vazhduar stinorin, ndërsa me rifillimin e Superligës Kosova jep shembull për menaxhimin e pandemisë është thënë në komunikatën e klubit, lëshuar dje.

“Parimi i UEFA-së është gjithmonë që ndeshja dhe fituesi të shpallet në fushë andaj edhe për këtë arsye reagimi i tyre ishte i ashpër ndaj atyre pak shteteve që vendosën për ndërprerjen e kampionatit,” ka vazhduar komunikata e rekord kampionit të Kosovës.

KF Prishtina ka marrë shembull Kroacinë ku askush nuk ka kërkuar ndërprerjen e kampionatit, përkundër se me menaxhim të pandemisë janë pak më keq sesa Kosova.

“KF Prishtina, futbollistët, janë unik në qëndrimin që shteti duhet të tolerojë të ndërmarr masa që të rinis futbolli në Superligën tonë,” thuhet më tutje aty.

Reagimi i Prishtinës vjen pas deklaratave të sekretarit të FFK-së dhe trajnerit të Ballkanit, Ismet Munishi. Eroll Salihu sekretar i FFK-së ka thënë se në rast se shteti nuk lejon që të rinisin garat para 1 qershorit, siç ka kërkuar FFK-ja, atëherë kampionati nuk mund të përfundojë dhe rrjedhimisht duhet anuluar atë.

Ndërsa trajneri i Ballkanit Munishi i ka ftuar sot skuadrat për t’ia uruar titullin kampion atyre, ndërsa FFK-ja t’ia bëj gati medaljet!


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga