MIQËSORE
Prishtina, miqësore me Sivassporin
21 August, 2015 @20:25
Prishtina do të jetë mysafire e ekipit turk Sivasspor më 4 shtator të këtij viti, ka bërë të ditur klubi bardhekaltër përmes një njoftimi për media sonte.
Sivasspor do të hap zyrtarisht stadiumin e ri “Sivas 4 Eylul Stadium” më këtë datë, derisa Prishtinës do t’i bëhet nder në këtë hapje me miqësore.
Sivasspor drejtohet nga ish futbollisti i përfaëqsueses turke dhe lojtarit të dikurshëm të treshes së madhe nga Stambolli, Sergen Yalçin, derisa në këtë klub luajnë yje të ndryshme të futbollit ku më me emër është braziliani i dikurshëm i Real Madridit dhe Romës, Cicinho.
Prishtina kishte humbur miqësoren e vitit të kaluar 0-2.
Sivasspor ka qenë mysafir i Prishtinës në shtator të vitit të kaluar, kurse bashkëpunimi i këtyre klubeve po forcohet me kohë.
SQARIM:
Stadiumi i ri i Sivassporit "4 Eylul" në përkthim do të thotë "4 Shtatori". |