FERONIKELI - PRISHTINA

Prishtina në super formë, kërkon kreun
13 March, 2021 @11:09
Feronikeli sot e pret Prishtinën stadiumin “Rexhep Rexhepi” nga ora 13:00, në kuadër të xhiros së 25 në Superligë.
Prishtina sivjet nuk u mposhtë nga Feronikeli në dy ndeshjet e luajtura. Ndeshja e parë përfundoi 1-2, ndërsa ndeshja e dytë u mbyllë pa gola 0-0.
Ky do të jetë dueli i 30 në mes të këtyre dy skuadrava. Në 29 përballjet, Prishtina ka 11 fitore, kurse Nikli 10, derisa 8 ndeshje kanë përfunduar me barazim.
Prishtina me 50 pikë gjendet në pozitën e tretë dhe me fitoren eventuar mund të ngritet në krye të tabelës me një ndeshje më shumë, derisa Feronikeli me 28 pikë gjendet në pozitën e gjashtë.