Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FAZA PËRGATITORE

Prishtina nesër përballë miqësores së fundit në Antalya

Prishtina nesër përballë miqësores së fundit në Antalya


30 January, 2021 @22:52

Skuadra e Prishtinës, e cila po qëndron në Antalya të Turqisë në kuadër të fazës përgatitore, nesër do ta zhvillojë ndeshjen e fundit kontrolluese.

Bardhekaltërit do të jenë përballë skuadrës Korona Kielce, që garon në kategorinë e dytë të Polonisë.

Kjo është ndeshje e tretë miqësore e Prishtinës në Antalya, pas atyre kundër skuadrave ruse Chayka dhe Orenburg.

Gjatë qëndrimit në Antalya, Prishtina pati zhvilluar edhe ndeshjen e Superkupës së Kosovës të cilën e fitoi në ballafaqim përballë Dritës.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga