STATS

Prishtina nis vitin ndaj Dritës së fundosur
13 January, 2022 @11:36
Prishtina sonte do të takohet me Dritën nga ora 19:00.
Në dy ndeshjet e luajtuar Prishtina ka triumfuar kundër Dritës, derisa në total ka shënuar 229 pikë.
Skuadra prishtinase në mënyrë ekipore ka bërë 74 asistime dhe ka rrëmbyer 93 kërcime, derisa luajti me 27 topa të rrëmbyer dhe ka humbur 29 topa.
Në këto dy ndeshje, koshashënuesi më i mirë ishte Meriton Ismaili me 36 pikë në total, Jan Palokaj e Don Polloshka asistuan me nga 15 asistime secili dhe Muhamedali Janjeva luajti me 19 kërcime.
Në anën tjetër, Drita ka shënuar 109 pikë në dy ndeshje në mënyrë ekipore, 29 asistime dhe 61 kërcime. Skuadra gjilanase luajti me 14 topa të rrëmbyer, kurse ka humbur 52 topa.
Arian Memeti është koshashënuesi më i mirë me 26 pikë, derisa Qëndrim Demi e Bardh Jakupi me nga 6 asistime janë asistuesit më të mirë.
Qëndrim Demi dhe Enis Morina kanë nga 12 kërcime në ndeshjet e luajtura.
Prishtina aktualisht ka 7 fitore e 7 humbje, derisa Drita me 14 humbje e 0 fitore gjendet në fund të ta