Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRITA - PRISHTINA

Prishtina rrëzon Dritën nga kreu

Prishtina rrëzon Dritën nga kreu


25 April, 2021 @16:45

Derbi kryesor i javës në Superligë ndërmjet Dritës dhe Prishtinës përfundoi me fitoren e prishtinasve me rezultat 1-2.

Drita megjithëse kishte epërsinë e para me golin e shënuar në minutën 21’ nëpërmjet Betim Haxhimusës, nuk arriti ta mbajë rezultatin deri në fund.

Rezultati në 1-1 u barazua në minutën 36’ me golin e shënuar nga Endrit Krasniqi, që përcaktoi edhe rezultatin e pjesës së parë.

Në pjesën e dytë Prishtina e gjeti golin e fitores nëpërmjet Besnik Krasniqit në minutën 72’.

Vetëm gjashtë minuta më vonë Drita pati një tjetër rast shënimi, por Hamdi Namani u gjend në pozitë jashtë loje.

TABELA AKTUALE

Me këtë rezultat tani pikët në krye të tabelës barazohen mes Ballkanit dhe Dritës, që tani kanë nga 64 pikë, derisa Prishtina mbetet në pozitën e tretë me një pikë më pak.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga