DRENICA - PRISHTINA
Prishtinë bindëse, “nxehtë” në krye të tabelës
22 February, 2020 @14:56
Me shumë lehtësi, skuadra e Prishtinës sot ka arritur ta mposhtë skuadrën e Drenicës në takimin e luajtur në Skenderaj.
Oto John duke shënuar me kokë që në minutën e 12’ ia dha Prishtinës nisjen që e dëshironte, ndërsa 18 minuta më pas, ishte Ergyn Ahmeti ai që me një gol të bukur shënoi për 0-2, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, çdo shpresë për Drenicën u shua nga autogoli i Edmond Turkut, lojtar ky që në minutën e 52’ të ndeshjes e dërgoi topin në rrjetën e gabuar për 0-3.
E tëra çfarë bëri Drenica në vazhdim ishte shënimi i një goli përmes futbollistit Coulibaly (82’) dhe kështu ndeshja u mbyll me rezultatin përfundimtar 1-3.
Bashkë me fitoren e shënuar në Kupë, kjo është fitorja e tretë për Prishtinën në pranverë, kurse Drenica tashmë ka dy humbje në të dyja ndeshjet e pranverës në Superligë.