Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BARDHEKALTËRIT ME 2 LOJTARË MË PAK

Prishtinës i lëndohen dy lojtarë

Fotot: FCPrishtina/ fb

Prishtinës i lëndohen dy lojtarë


5 May, 2023 @11:43

Në xhirot e mbetura e edhe për finale të Kupës, Prishtina nuk do të mund të llogarit në dy futbollistë që në të shumtën e kohës kanë qenë lojtarë te të cilët ekipi varet.

Mbrojtësi Bujar Pllana pasi nxorri krahun dje në ndeshje ndaj Ballkanit, nuk dihet kur do të kthehet në fushë, ndërsa njëjtë, sulmuesi Kreshnik Uka pasi që ka lënduar ligamentet është bërë e ditur se nuk do të mund të kthehet në fusha këtë stinor.

Bujar Pllana

Prishtina është e katërta në renditjen tabelare me 43 pikë prej 32 ndeshjeve, kur kanë mbetur edhe katër xhiro, ndërsa vendi i tretë dërgon në Evropë, që është 7 pikë larg. Por, bardhekaltërit janë pikërisht në finale të Kupës ndaj Gjilanit që është i treti në renditje dhe do të mund të sigurojnë garat evropiane edhe nëse përfundojnë të katërtit në Superligë dhe humbin finalen e Kupës.

“Sulmuesi Kreshnik Uka e ka përfunduar para kohe edicionin për shkak të një lëndimi në ligamente të pësuar kohë më parë. Uka që deri pak javë më parë po kalonte në formë shumë të mirë, do t’i nënshtrohet një operimi me ç’rast nuk do të jetë i gatshëm që t’i shërbejë skuadrën në ndeshjet e mbetura. Ndryshe, në takimin e sotëm të xhiros së 32-të ndaj Ballkanit në Suharekë, një dëmtim e ka pësuar edhe mbrojtësi Bujar Pllana. Ai gjatë lojës e ka nxjerr krahun. Koha e rikuperimit të tij do të mësohet pas ekzaminimeve më të hollësishme mjekësore.” — ka bërë të ditur Prishtina në njoftimin e lëshuar mbrëmë.


 
Të gjitha lajmet nga