PRIZRENI
TOPSPORTI / Arian Paçarizi
Prizreni largon Elliott Colen
17 December, 2019 @14:14
Skuadra e Prizrenit, me të përfunduar stinori vjeshtor, e largoi nga skuadra amerikanin Elliott Cole.
Prizreni në faqen zyrtare në Facebook, ka bërë të ditur se nuk do ta vazhdojnë bashkëpunimin me lojtarin Cole, derisa kontrata e lojtarit është shkëputur me marrëveshje të dyanshme.
Cole ishte pjesë e Prizrenit edhe në stinorin e kaluar, derisa në këtë sezon luajti në 13 ndeshje me mesatare prej 16 pikëve, 3 asistimeve dhe 2.2 kërcimeve për ndeshje.
Skuadra prizrenase gjithashtu ka bërë të ditur se mund të ketë përforcime dhe largime tjera në ditet në vijim.
Prizreni aktualisht gjendet në pozitën e pestë me 9 fitore e 7 humbje.