NUK E FTOI
Pse nuk u ftua Meha?!
21 March, 2016 @13:29
Njëri ndër futbollistët e kombëtares që ka nisur të humb besimin e Gianni De Biasit është Alban Meha.
Ai këtë stinor në Turqi ka pasur paraqitje të mira ndërsa edhe ekipi i tij Konyaspor është në pjesën e epërme të klasifikimit në Superligën turke, por kjo nuk mjaftoi për të siguruar ftesën e De Biasit për miqësoret e radhës.
“Alban Meha është një futbollist që gjithsej ka zhvilluar 13 minuta lojë në kualifikime për EURO 2016. Prandaj besoj që e keni të qartë pse nuk e kam ftuar,” ka thënë De Biasi kur u pyet sot nga mediat për mos-ftesën e mesfushorit që njihet për gjuajtjet e tij precize nga larg.
Meha ka qenë pjesë e Konyas në të gjitha ndeshjet e zhvilluara në Superligën turke duke pasur 21 paraqitje në 21 xhiro. Ai ka shënuar 4 gola këtë stinor.