BALLKANI

Foto: FCBallkani/fb
Qëndrim Zyba zyrtarisht te kampioni
6 June, 2022 @18:07
Para pak çastesh, kampioni aktual i Superligës, Ballkani, ka zyrtarizuar mesfushorin, Qëndrim Zyba.
21 vjeçari Zyba ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me Ballkanin.
Qëndrimi në stinorin e kaluar ishte pjesë e Prishtinës, derisa e përfundoi stinorin me 3 asistime e 1 gol.
Ballkani përveç Zybës, nga Prishtina ka transferuar edhe Leonit Abazin, derisa ka renovuar kontratat e futbollistëvei si: Bajram Jashanica, Armend Thaqi, Damir Ljuljanovic, Mevlan Zeka, Nazmi Gripshi e Meriton Korenica.
Nga skuadra u larguan: Blend Baftiu, Ramiz Bytyqi, Argjend Malaj dhe Malsor Ajeti.