Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRIZREN

Refet Mullallari merr drejtimin e ekipit të Ligës së Parë

Rafet Mullallari, me fanellën e Lirisë, gjatë një përballjeje ndaj Llapit vite më parë në Ligë të Parë/ TOPSPORTI/ D. S.

Refet Mullallari merr drejtimin e ekipit të Ligës së Parë


11 November, 2020 @23:50

Skuadra që po debuton në Ligë të Parë të Kosovës në futboll, A&N, sot ka bërë të ditur se ka pasur ndërrime në shtabin teknik të skuadrës, pas humbjes nga Istogu 2-3.

Trajneri i deritashëm i skuadrës, Genc Tamniku, ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të skuadrës, ndërsa në vend të tij do të vjen ish-lojtari i dikurshëm i Lirisë, Refet Mullallari.

TABELA AKTUALE

Tamniku, megjithatë, nuk do të largohet krejtësisht nga skuadra e re në Ligë të Parë, duke e marrë postin e drejtorit sportiv të ekipit.

Në anën tjetër Mullallari do të shijojë për herë të parë në karrierë postin e trajnerit dhe këtë do ta bëj me ekipin e tij që në përballjen e ardhshme të Ligës së Parë A, ndaj Vushtrrisë si vendas.

Përndryshe, pas 9 xhirove të zhvilluara në Ligë të Parë ekipi i A&N ka arritur të regjistrojë 3 fitore e 6 humbje, duke tubuar 9 pikë dhe bilans prej 11 golave të shënuara e 12 të pranuara.


 
Të gjitha lajmet nga