TË PREMTEN

Rahoveci-Liria dhe derbi prishtinas, në hapje të stinorit të Ligës së Parë
17 August, 2022 @15:49
Një përballje nga Liga e Parë Grupi A dhe një përballje nga Liga e Parë Grupi B, do të hapin stinorin e ri të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, të premten me fillim prej orës 17:00 kur në Jahja Danuza Rahoveci pret Lirinë, ndërsa Ramiz Sadiku e 2 Korriku ndeshen në derbin lokal prishtinas në grupin e tyre përkatës.
Derisa Rahoveci në stinorin e kaluar siguroi mbijetesën në Ligën e Parë pasi që kishte ardhur aty prej Ligës së Dytë, tashmë kërkon të jetë ekip stabil dhe konkurres aty.
Në anën tjetër, Liria tentoi Superligën por u ndalë që në duelin e parë të barazhit, kur u mposht nga Vushtrria me penallti. Kësaj radhe, me trajnerin Xhengis Rexhepi, do të tentojnë përsëri Superligën, në stinorin e katërt të tyre në Ligë të Parë!
Te skuadrat prishtinase pritet duel interesant dhe plot gjallëri, pasi që të dyja këto skuadra njihen si fabrika lojtarësh dhe asnjëherë nuk i japin “zor” për Superligë!