NDAHEN RRUGËT
Rahoveci shkarkon trajnerin pas humbjes nga Suhareka
21 April, 2024 @0:41
Klubi i Rahovecit ka bërë të ditur menjëherë pas ndeshjes së humbur me përmbysje nga Suhareka të shtunën se ka ndarë rrugët me trajnerin Granit Dervisholli, që kishte marrë drejtimin e skuadrës në fillim të stinorit.
Ata e falenderuan trajnerin për punën e deritashme, por si arsyetim për ndërprerjen e bashkëpunimit përmendën mosarritjen e rezultateve të duhura në pesë ndeshjet e fundit.
“Ndërprerje bashkëpunimi me trajnerin Granit Dervisholli
Klubi ka mbajtur një mbledhje urgjente pas humbjes nga Suhareka dhe ka arritur konludimin se rezultatet në 5 javë të fundit nuk kanë qenë ato të pritura.
Falënderojmë teknikun për kontributin e tij të pashoq, sportiv e njerëzor, me shpresën se në vijim do t’i prijë e mbara, kudo që shkon.” - shkroi njoftimi i KF Rahoveci.
Përndryshe, Rahoveci sot përkundër se kishte epërsi 2-0 deri në minutën e 65 të ndeshjes, në fund pësoi 2-3!