Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRAJERI I PRISHTINËS

Ramadani: E barabartë me humbje

Ramadani: E barabartë me humbje


16 September, 2021 @18:22

Trajneri i skuadrës kampione të Kosovës, Prishtina, Zekirija Ramadani, e ka cilësuar si humbje barazimin e sotëm ndaj Gjilanit.

Prishtina mori epërsinë në minutat e fundit të ndeshjes përmes penalltisë së shënuar nga Besnik Krasniqi, ndërsa Gjilani barazoi në kohën shtesë me Albert Dabiqaj për të përfunduar ndeshja me 1-1.

“Ky barazim është krejt i barabartë më një humbje. Unë e llogarisë këtë si humbje pasi që me një lojtar më shumë me përvojën në ekip, kjo nuk është dashur të ndodhë fare,” ka thënë shkupjani Ramadani menjëherë pas ndeshjes.

Prishtina, edhe pas katër xhirove të para të stinorit të ri në Superligë, ende nuk ka shënuar fitore.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga