1/8 E FINALES, PORTUGALIA-ZVICRA
Ramos hat-trick në debutim të plotë! Portugalia demolon Zvicrën
6 December, 2022 @21:54
Sulmuesi i Benficës, Gonçalo Ramos, që për herë të parë startoi në një ndeshje Botërori dhe atë me vendimin e trajnerit Fernando Santos, për të lënë në bankën rezervë Cristiano Ronaldon, ka arsyetuar plotësisht besimin e dhënë nga përzgjedhësi, duke shënuar hat-trickun e parë të tij dhe të parin në këtë Botëror!
Portugalia demoloi Zvicrën për të siguruar pa telashe kalimin në çerekfinale, ku i pret Marokoja. Që nga minuta e parë e ndeshjes, dominim i plotë, ndërsa Gonçalo Ramos luajti ndeshjen e jetës, për të sphrthyer plotëisht dhe t’ia sjellë ekipit të tij fitoren e madhe.
Në fund, Portugalia 6-1 Zvicra [Gonçalo Ramos 17, 51, 67, Pepe 33, Raphael Guerreiro 55, Rafael Leao 90+2 - Manuel Akanji 56].
Deri sonte, Gonçalo Ramos 21-vjeçar, nuk ka pasë gol të shënuar për kombëtaren!
Te Zvicra sonte s’kishte mbetur asgjë! Ekipit i kishte humbur motivi dhe dukeshin si të gatshëm për humbje në këtë duel. Asnjë përgjigje nuk u gjet nga zviceranët për lojën portugeze të kontrolluar plotësisht nga mesi i tyre i fushës, ku shkëlqente Bruno Fernandes.