Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BARAZIM NË OLD TRAFFORD

Rashford e Sancho shpëtojnë Man Unitedin nga humbja

Foto: ManUnited/fb

Rashford e Sancho shpëtojnë Man Unitedin nga humbja


8 February, 2023 @23:09

Në 28 minutat e fundit të ndeshjes, Marcus Rashford dhe Jadon Sancho kanë shënuar nga një gol, për ta shpëtuar Manchester Unitedin nga humbja ndaj Leeds Unitedit që sonte drejtohej nga Michael Skubala, pas shkarkimit të Jesse Marchit ditë më parë.

Leeds United nisi ndeshjen më së miri, kur shpejt shënoi italiani Wilfried Gnoto për epërsi, ndërsa në fillim të pjesës së dytë, Raph Varane devijoi topin për autogol dhe epërsinë 0-2 të mysafirëve që po kërkojnë mbijetesën në Premier Ligë.

Katër ndërrime bëri pas 0-2 Erik ten Hag për të ndërruar baraspeshën në lojë, ndërsa Manchester United u këndell për të barazuar në fund, edhe pse rrezikoi mjaft në mbrojtje. Te Djajt e kuq si startues debutoi Marcel Sabitzer, që luajti 82 minuta, ndërsa Sancho barazoi 11 minuta pasi kishte hyrë në lojë për përfundimtaren, Manchester United 2-2 Leeds United [Rashford 62, Sancho 70 - Gnoto 1, Varane 48ag.].

Pas 22 ndeshjeve, Manchester United ka 43 pikë dhe është i treti në renditje, ndërsa Leeds United me 21 ndeshje të luajtura ka 19 pikë dhe është i 16-ti në renditje.

Kliko X për të larguar reklamën dhe shiko golat e ndeshjes


 
Të gjitha lajmet nga