CELINA-RASHICA

Rashica i uron mirëseardhje Celinës në Holandë
25 August, 2016 @15:50
Bersant Celina në stinorin e ri do të luajë për skuadrën holandeze, Twente, ndërsa transferin e tij në Holandë e ka mirëpritur edhe bashkëlojtari i tij në përfaqësuesen e Kosovës, Milot Rashica.
Miloti nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter, i ka uruar mirëseardhje Celinës për transferin në Holandë, ndërsa ky i fundit e ka falenderuar atë.
Milot Rashica që nga fillimi i stinorit të kaluar është pjesë e kampionatit holandez me skuadrën e tij Vitesse.
Përveç dyshes Rashica-Celina, në kampionatin holandez do ta shohim edhe futbollistin tjetër që së fundi i tha “Po” Kosovës, Arbër Zenelin, i cili luan me skuadrën Heerenveen.