MËRGIM BRAHIMI
Do të japim më të mirën kundër Fenerbahçes
25 August, 2016 @15:12
Futbollisti i skuadrës zvicerane, Grasshoppers dhe reprezentuesi i Kosovës, Mërgim Brahimi, ka folur para ndeshjes së sontme Grasshoppers-Fenerbahçe, që do të luhet në kuadër të Europa League.
Skuadra e Brahimit kishte pësuar në ndeshjen e parë me rezultat të thellë 3-0, ndërsa në revansh shpreson që së paku të tregojë lojë të mirë.
“Presim një ndeshje të vështirë. Jo për shkak të rezultatit të ndeshjes së parë, por kryesisht për shkak të cilësisë së kundërshtarit. Megjithatë, unë dua të shoh ekipin tim duke dhënë çdo gjë nga vetja për të treguar futboll të mirë,” tha Brahimi në konferencë për shtyp.
Përveç Brahimit, pjesë e Grasshoppersit janë edhe mbrojtësi Alban Pnishi dhe sulmuesi Florian Kamberi.