LEGJIONARI
Rashica në përballje me Feyenoordin
23 August, 2015 @12:00
Futbollisti i ri i përfaqësueses shqiptare, Milot Rashica, që këtë verë kaloi nga Vushtrria në Vitesse të Holandës, sot është para një testi të madh.
Ekipi i tij, Vitesse, është mysafir i njërit ndër tre ekipet e mëdha holandeze, Feyenoord, derisa Rashica pritet të nis ndeshjen nga minuta e parë e saj.
Rashica deri më tani në dy ndeshjet e para të Vitesses ka qenë startues, derisa 19 vjeçari ka regjistruar një asist në ndeshjen e parë të tij. Vitesse ka 4 pikë nga dy përballjet e para në stinorin e ri, derisa vushtrriasi ka 151 minuta lojë nga 180 të mundshme në këto përballje.