NORWICH - EVERTON

Rashica shkëlqen, Norwichi fiton ndaj Evertonit
15 January, 2022 @17:57
Një tjetër paraqitje e mirë për Milot Rashicën me fanellën e Norwichit!
Pasi shënoi golin e vetëm në fitoren në FA Cup në fundjavën e kaluar. sot Rashica ishte startues në ndeshjen që Norwichi e luajti ndaj Evertonit në shtëpi. Këtë takim Norwichi e fitoi me rezultat 2-1.
Ndonëse nuk dhuroi ndonjë gol apo asist, paraqitja e Milot Rashicës sot ishte mjaft e mirë. Ai vrapoi shumë dhe ishte pjesë e ndërtimit të sulmeve kryesore të “kanarinave” sot.
Krejt në fund të ndeshjes, këmbëshpejti vushtrrias e qëlloi shtyllën pas një kundërsulmi të shpejt të Norwichit, duke qenë kështu i pafat që ta gjejë golin e parë të tij në Premier League.
Kjo fitore i jep pak shpresë për mbijetesë në Premier League Norwichit, ndërkohë që problemet e Evertonit vazhdojnë të shtohen.