DRITA 0-2 ANTWERP

Fotot: DritaFC/fb
Rastet e pakta nuk konkretizohen, eliminohet Drita
28 July, 2022 @22:43
Drita, nënkampionia e Kosovës, nuk ka arritur të kalojë rrethin e dytë për kualifikime në Ligë të Konferencës, pasi që është eliminuar në ndeshjen e së enjtes mbrëma në Prishtinë, nga Antwerpi i fortë belg.
Përkundër lojës së mirë të treguar, si në ndeshjen e parë, ashtu edhe në ndeshjen e dytë, gjilanasit nuk kanë arritur të tundin rrjetën e belgëve, ndërsa me golat e pësuar në pjesë të dytë u eliminuan me rezultat të përgjithshëm, 0-2 [Laurit Krasniqi 52, Michel Balikëisha 90+8].
Me raste të mira për Dritën u veçuan Marko Simonovski dhe Arbnor Muja, por pa konkretizim - e që kjo më vonë doli si dënim, pasi që mysafirët në pjesë të dytë shënuan për të fituar duelin dhe për tu kualifikuar tutje.
Kështu Drita mbylli pjesëmarrjen e katërt në gara të evropiane prej se FFK është pranuar nga UEFA.