KORÇË
Reagon Skënderbeu
26 October, 2015 @12:58
Ekipi kampion i Shqipërisë dhe pjesëmarrësi i parë shqiptar në një garë europiane, Skënderbeu, ka lëshuar një reagim sot për shkak të cenzurës nga mediat e shkruara dhe favoret që po i bëhen Partizanit të Tiranës nga FSHF-ja.
Po ua sjellim reagimin e plotë, pa asnjë ndërhyrje.
“Marrim shkas nga censura ne mediat e shkruara te dites se sotme ku nuk eshte paraqitur as edhe nje fjali per golin “offside” te ekipit te Partizanit per te reaguar reth standarteve te ndryshme qe perdorin mediat Shqiptare por edhe zyrtare te Federates Shqiptare te futbollit per situata te ngjashme.
Na vjen keq qe perveçse ne Supersport goli “Offside” nuk u paraqit ne asnje media te shkruar kjo per shkak te interesave te drejtuesve te ketyre gazetave.Goli ishte qartesisht pozicion jashte loje dhe ndihmoi ekipin e kuq te fitonte ndeshjen.Eshte e pabesueshme se si gjyqtari kryesor dhe gjyqtaret anesor dhe prapa porte e kane te veshtire te dallojne 3 lojtare perpara portjerit Orges Shehi.Kjo situate eshte qartesisht nje mbeshtetje per te zbritur ekipin tone nga Froni nga media, disa “gazetaruce” dhe disa zyrtare te Federates Shqiptare te futbollit te lidhur ngushte me klubin e Partizanit por eshte pamundur t’ia dalin perpara “urise” se kampioneve tane per te fituar titullin kampion dhe per te dominuar cdo kundershtar.
Nje aspekt tjeter ku deshirojme te ndalemi jane ofendimet e tifozeve vendas gjate gjithe 90-minutave kundrejt presidentit, lojtareve dhe qytetit te Korçes.Nqs ato ofendime do te beheshin ne stadiumin “Skenderbeu” loja do ishte ndaluar Dhjetra herë por Jemini ka mundesi qe dje te kishte vendosur “pambuk” ne vesh sepse eshte e pamundur te degjosh ato lloj ofendimesh nga disa tifoza qe i perkasin “llumit” te vendit tone te dashur madje te mbeshtetur nga klubi i partizanit, dhe te mos reagosh ne asnje moment, madje nuk pati as keshillimin per te vogel per klubin vendas.Ketu po veprohet qartesisht me 2-standarte ne kurriz te ekipit tone.
Pavaresisht luftes se hapur ndaj klubit tone do ta keni te pamundur te na rezoni nga froni, do e kene te pamundur te mposhtin ekipin me te mire ne historine e futbollit Shqiptar.”