Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOMISIONI DISIPLINOR

Refuzohet ankesa e Ferizajt për dënimin nga ndeshja Ferizaj - Ulpiana

Refuzohet ankesa e Ferizajt për dënimin nga ndeshja Ferizaj - Ulpiana


30 April, 2021 @18:25

Komisioni për Ankesa në FFK, në mbledhjen e sotme ka shqyrtuar ankesën e KF Ferizaj, lidhur me vendimin e Komisionit Disiplinor që kishte vendosur që ndaj Ferizajt t’i shqiptohet dënimi me ndalesë në zhvillimin e dy ndeshjeve zyrtare sipas radhës në fushën e vetë të organizuara nga FFK. Ky dënim ishte vendosur për shkak të lëshimit në organizim të ndeshjes ndërmjet Ferizajt dhe Ulpianës, në Ligën e Parë, e cila më pas ishte regjistruar me rezultat zyrtar 3-0 në të mirë të Ulpianës.

Me këtë rast, Komisioni për Ankesa vendosi që të refuzojë ankesën e KF Ferizaj, si të pa bazuar dhe vërtetoi vendimin e Komisionit Disiplinor të datës 23.04.2021.

Arsyetimi i Komisionit për Ankesa lidhur me këtë vendim është si më poshtë:

“Komisioni për Ankesa si organ i shkallës së dytë, me rastin e shqyrtimit të ankesës së ushtruar nga KF “Ferizaj“ nga ana e palës së ankimuar lidhur me rastin e apostrofuar, mori për bazë raportet dhe provat e ofruara nga ana e shërbimit administrativ të Federatës së Futbollit të Kosovës , pastaj të Komisionit disiplinor –shkalla e parë lidhur me rastin në fjalë dhe nga të njëjtat konstatoj se Komisioni Disiplinor i shkallës së parë ka vepruar drejt dhe me përpikëri në zbatimin e dispozitave juridike nga neni 11 paragrafi 1 I Rregullores së Garave , sipas së cilës skuadra nikoqire duhet ta përgatisë terrenin për lojë dhe të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për organizmin e mirëfilltë të ndeshjes.”

KF Ferizaj, si palë e pakënaqur nga ky vendim, ka të drejtë ankese drejt Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullores (ligjshmërisë në afatin kohor prej tetë ditëve nga data e pranimit të këtij vendimi).


 
Të gjitha lajmet nga