Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ROBINHO

Refuzohet oferta e Flamengos

REUTERS/Paolo Bona

Refuzohet oferta e Flamengos


26 December, 2012 @12:35

Sulmuesi brazilian i Milanit, Robinho, ka marë një ofertë nga Flamengo, ekip ky brazilian, mirëpo pasi që rossonerrët refuzuan ofertën e tyre, si duket interesi i brazilianëve u shua.

Ne kemi bërë një hap mbrapa pasi që Milan nuk ka pranuar ofertën tonë prej 6 milionë eurove,” kanë thënë zyrtarët e klubit Wallim Vasconcellos dhe Flavio Godinho për faqen zyrtare të Flamengos, pas takimit me Adriano Gallianin.

Ndërsa kur mediat braziliane pyetën Robinhon, ai u shpreh se deri më 2 janar nuk do të ketë asgjë konkrete, mirëpo ka cekur se Milan është ai që pyetet për kontratën e tij.


 
Të gjitha lajmet nga