Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FREIBURG 0-1 BAYER LEVERKUSEN

Rekorderi i ri i Bundesligës, afron ekipin te Champ’sLeague

Foto: Bundesliga/tw

Rekorderi i ri i Bundesligës, afron ekipin te Champ’sLeague


29 May, 2020 @22:54

Goli i 35-të i sulmuesit Kai Havertz i ka dhënë Bayer Leverkusenit fitore ndaj Freiburgut të Amir Abrashit, ku ky i fundit përgjatë 90min ka qenë në bankën rezervë të ekipit. Havertz u bë lojtari i parë në histori të Bundesligës që shënon 35 gola në elitën e futbollit gjerman, para se t’i mbush 21 vjet.

Të dyja skuadrat patën raste të mira për të kaluar në avantazh, derisa në skenë doli Havertz që është në formë të jashtëzakonshme këtë stinor, derisa ka shënuar golin e dhjetë të këtij stinorit [0-1, Havertz 54].

TABELA AKTUALE

Havertz është 20 vjeç. E aspirinët me këtë fitore tashmë janë ngritur në pozitë të tretë të Bundesligës, në pozitë që dërgon drejt Ligës së Kampionëve stinorin e ardhshëm. E trajneri Peter Bosz s’ka si mos të jetë i kënaqur me performancën e ekipit të tij në këtë përballje.


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga