GANEZI U20
Reprezentuesi U20 i Ganës, te Tirana
10 September, 2020 @15:22
Mesfushori 19 vjeçar i ekipit kombëtar të Ganës, Ibrahim Sulley, është anëtari më i ri i Tiranës.
Kampionia e Shqipërisë ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me mesfushorin ganez që luan në pjesën ofanzive të mesfushës dhe mund të shënojë gola.
Kreu i klubit Refik Halili ka zyrtarizuar bashkëpunimin me lojtarin i cili do të nis menjëherë punën në fushë, duke dalë në stërvitje nën urdhërat e Emanuel Egbosë, trajner.