Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SULMUESI MË I MIRË

Rexha premton vazhdimin e golave

Foto: KF Besa Official

Rexha premton vazhdimin e golave


22 February, 2016 @18:33

U përfol se do të largohej dhe se ka pakënaqësi me klubin, por sot në një fotografi të botuar nga vetë ekipi i Besës, sulmuesi më i dalluar i saj, Kastriot Rexha, ka thënë se do të vazhdojë të shënojë gola për ekipin nga Peja. 

Rexha është golashënuesi më i mirë i pjesës vjeshtore të stinorit në Superligë me 8 gola të shënuara, ndërsa me Besën ai synon titullin kampion të Kosovës. 

Besa nis pranverën në Superligë në përballje ndaj Drenicës në “Shahin Haxhiislami”, ndërsa Rexha dëshiron që të vazhdojë me golat e tij për të ndihmuar klubin në rrugë për titull.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga