Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRIUMF I THELLË I LIDERIT

Rion Rushiti hat-trick, KEK-u i kthehet fitores

Pamje nga ndeshja e sotme në "Suad Brava" të Hanit të Elezit/ Foto: FCKEK/ fb

Rion Rushiti hat-trick, KEK-u i kthehet fitores


2 April, 2023 @14:01

Pas humbjes nga Shkëndija në xhiron e kaluar, skuadra e KEK-ut i është kthyer fitores në Ligë të Dytë sot, duke e mposhtur bindshëm skuadrën e Sharrit nga Hani i Elezit.

Përballja e zhvilluar në Suad Brava plotësisht i takoi mysafirëve nga Obilqi, të cilët avancuan me golat e Rion Rushitit, ndërsa në pjesë të dytë derisa avantazhi u shtua, Rushiti kompletoi hat-trickun e tij për të fituar duelin me golin e Torvioll Stullqakut për përfundimtaren, Sharri 0-5 KEK [Rion Rushiti 7’, 18’, 68’, Ismet Caka 65’, Torvioll Stullqaku 74’].

TABELA AKTUALE E LIGËS SË DYTË

Fitorja bën që KEK-u lider pas 21 ndeshjeve të ketë 55 pikë, kurse Sharri i dhjeti në renditje nga 21 ndeshje ka 25 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e Dytë