Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERNANDO SANTOS PËRSËRI KUNDËRSHTAR I SHQIPËRISË

Rivali i Shqipërisë, emëron trajnerin e njohur

Fotot: pzpn

Rivali i Shqipërisë, emëron trajnerin e njohur


25 January, 2023 @15:27

Shqipëria do të ketë punë përsëri me përzgjedhësin Fernando Santos. Njeriu që kishte marrë drejtimin e Portugalisë pas shkarkimit të Paulo Bentos dhe i solli dy trofe të mëdhenjë atyre, tash e tutje do të drejtojë Poloninë.

Fernando Santos

Polonia është kundërshtarja kryesore e Shqipërisë në Grupin E kualifikues për EURO 2024 që mbahet në Gjermani. Ndërsa Santos është prezantuar aty, polakët pas Botërorit dëshirojnë të dominojnë grupin dhe të sigurojnë shpejt biletën për EURO 2024.

ORARI I NDESHJEVE dhe GRUPET DREJT EURO2024

Fernando Santos i ka sjellë evropianin e parë në histori Portugalisë kur e fitoi EURO 2016, ndërsa gjithashtu i ka sjellë edhe trofeun e parë dhe historik të Ligës së Kombeve portugezëve. 68-vjeçari ishte dorëhequr nga kombëtarja pas eliminimit prej Marokut në çerekfinale të Botërorit të Katarit.


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Evropian