Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MBRETËRIT

Ronaldo e Benzema mungojnë në AudiCup

Ronaldo e Benzema mungojnë në AudiCup


4 August, 2015 @9:18

Jese Rodriguez, Lucas Vazques dhe Borja Mayoral do të jenë opcionet për sulm të Real Madridit në turneun përgatitor Audi Cup 2015 që nis sot në Munchen. 

Kjo pasi që trajneri i kësaj skuadre, Rafael Benitez, nuk ka përfshirë në listë të udhëtimit me ekipin yjet e sulmit: Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema

Arsyeja e mosftesës së tyre - lëndimi. Portugezi Ronaldo ka probleme me shpinë, derisa francezi Benzema ka pësuar një lëndim të lehtë në muskul të këmbës dhe trajneri nuk ka dashur të rrezikojë më shumë para fillimit të stinorit të ri. 

Audi Cup 2015 marrin pjesë Real Madrid - Tottenham dhe Milan - Bayern. Fituesit e ndeshjeve të sotme luajnë finalen e turneut, ndërsa humbësit luajnë për vend të tretë. 



Ekipi i Realit në Audi Cup 2015:

Portierë: Keylor Navas, Kiko Casilla, Ruben Yanez.

Mbrojtës: Raphael Varane, Pepe, Sergio Ramos, Nacho, Marcelo, Dani Carvajal, Alvaro Arbeloa, Danilo.

Mesfushorë: Toni Kroos, James Rodriguez, Gareth Bale, Casemiro, Luka Modric, Denis Cheryshev, Isco, Asier Illarramendi, Asensio, Martin Odegaard.

Sulmues: Jese Rodriguez, Lucas Vazquez, Borja Mayoral.

 
Të gjitha lajmet nga