SHQIP NË BOTË
Roshi ngrit Frankfurtin me gol
15 February, 2015 @16:23
Mesfushori shqiptar, Odise Roshi, duket të jetë në formë të mirë në muajt e fundit në Bundesliga 2.
Ai edhe sot, ka shënuar golin e fitores për ekipin e tij FSV Frankfurt, që mposhti si mysafir Leipzigun në Red Bull Arena, 0-1.
Roshi ka shënuar në minutëne 58-të të ndeshjes, derisa u zëvendësua nga trajneri 10 minuta pas golit.
Sulmuesi shqiptar i Frankfurtit, Edmond Kapllani, luajti në 5 minutat e fundit të takimit, duke zëvendësuar sulmuesin alegjerian të ekipit, Mohamed Aoudia.
Frankfurt me këtë fitore ngritet në pozitën e dhjetë të tabelës duke mbledhur 27 pikë.