PARC DES PRINCES
Parisi kolapson në fund
14 February, 2015 @18:04
Në fillim dukej se gjithçka shkonte si duhet për Paris St Germainin e trajnerit Laurent Blanc. Zlatan Ibrahimovic shënoi edhe një gol me stil karateje, derisa Ezequiel Lavezzi dyfishoi epërsinë e skuadrës për vetëm 40 minuta lojë.
Pasi që në pjesën e dytë Paris St Germain kishte kryer tre zëvendësime, ata u detyruan të luajnë me 9 lojtarë minutat e fundit pas lëndimeve të Serge Aurier dhe Lucas Moura, të cilat i shfrytëzuan maksimalisht mysafirët duke barazuar në minutat e fundit të ndeshjes rezultatin.
Marquinhos dhe Yohan Cabaye u lënduan më heret në ndeshje dhe bashkë me Aurier e Moura, tashmë Blanc do të luaj ndaj Chelseat pa 4 lojtarë të ekipit të parë në Ligë të Kampionëve.
Me barazim, Parisi gjithashtu nuk arriti të përfundojë javën në vend të parë.