BAY ARENA
Wolfsburg e bën për aspirin Bayerin
14 February, 2015 @17:26
Wolfsburg ka konfirmuar edhe njëherë formën e jashtëzakonshme që ka kapur në pranverë dhe ka treguar se fitorja ndaj Bayernit, javë më parë, nuk ka qenë befasi.
Ata sot përkundër se kanë rrezikuar epërsinë e pjesës së parë 0-3, kanë arritur që të rikthehen në fund për të fituar me rezultat 4-5 Bayer Leverkusenin si mysafir.
Sulmuesi holandez, Bas Dost, shënoi 4 gola në fitoren e ekipit të udhëhequr nga trajneri Dieter Hecking, derisa Leverkusen ishte shumë afër këndelljes përmes hat-trickut të jugkoreanit, Heung Min Son.
Kjo ka qenë fitorja e katërt e Wolfsburgut nga 5 xhirot e para të pjesës së dytë të stinorit në Bundesligë, derisa Leverkusen ka regjistruar disfatën e dytë me radhë.