RIJEKË
Roshi premton 100%
8 June, 2015 @20:24
Mesfushori i kombëtares shqiptare, Odise Roshi, është prezentuar pak më parë te ekipi i tij i ri, Rijeka.
Në konferencën për shtyp të organizuar nga nënkampioni i Kroacisë, ai është prezentuar si përforcim i duhur për skuadrën dhe është cekur posaçërisht shpejtësia e tij në krahun e djathtë.
E Roshi ka premtuar 100%-shin e tij.
“Ndjehem mirë. Shumë shpejtë do të tregoj gjithçka që mundem këtu. Rijekën nuk e kam shikuar në kampionatin kroat, por e kam përcjellur në Europa League. Kam biseduar edhe me Bekim Balajn. Do të jap 100%-shin tim në çdo stërvitje të klubit,” ka thënë Roshi në prezentimin e tij, duke folur në gjuhën gjermane.
Roshi deri më tani ka qenë pjesë e FSV Frankfurtit në Bundesliga 2. Futbollisti 24 vjeç i kombëtares u dallua posaçërisht në ndeshjen e kombëtares ndaj Portugalisë, ku me asistimin e tij, Shqipëria kishte mposhtur për herë të parë në histori ekipin nga Atlantiku, për fitoren e madhe dhe shpresat për kualifikim në EURO 2016.
Video
Prezentimi i Odise Roshit te Rijeka