SASSUOLO - NAPOLI

Rrahmani e Hysaj startojnë së bashku
3 March, 2021 @17:37
Amir Rrahmani dhe Elseid Hysaj janë zgjedhur në formacionin startues të Napolit për ndeshjen e sotme ndaj Sassuolos, që zhvillohet në kuadër të xhiros 25 në Serie A.
Trajneri Gennaro Gattuso u ka besuar dyshes shqiptare për ta formuar vijën e mbrojtjes.
Ndeshja Sassuolo-Napoli fillon nga ora 18:30.
Më poshtë i gjeni formacionet e të dyja skuadrave.